Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i hapi dyert fëmijëve për të shënuar ditën ndërkombëtare të tyre

Kuvendi i Kosovës sot ka shënuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke hapur dyert për ta.

Kuvendi përmes një komunikate për media ka theksuar se me këtë rast, qindra fëmijë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të shoqëruar nga prindërit, kanë vizituar institucionin më të lartë përfaqësues të vendit.

Gjatë vizitave, fëmijët janë njoftuar me ambientin, rolin, funksionin si dhe punën që bëhet në Kuvendin e Kosovës.