FOTO: Urim Krasniqi/KALLXO.com Prishtina

Kushtet atmosferike, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë, për shkak të borës dhe ngricave.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në apelin e Policisë.

Në Kosovë gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot me borë dhe i ftohtë.

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME BORË DHE ME NGRICA!

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi…

Posted by Kosovo Police on Wednesday, March 10, 2021