Kush është Kemal Kılıçdaroğlu dhe a mund ta mposhtë presidentin e Turqisë?

Pas muajsh negociatash, një aleancë e gjashtë partive opozitare turke më në fund e ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale.

Udhëheqësi i partisë social-demokrate CHP, Kemal Kılıçdaroğlu do të përballet me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan më 14 maj.

Fushata e Kılıçdaroğlu ka të ngjarë të fokusohet në promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit pas viteve të pushtetit gjithnjë e më të centralizuar nën Erdoganin.

Dhe, për shkak të një reagimi të ngadaltë të perceptuar të qeverisë ndaj tërmeteve shkatërruese muajin e kaluar, një krize valutore dhe inflacioni të shfrenuar, shkencëtarët politikë besojnë se kandidati opozitar mund ta ketë një shans rea për të fituar.

“Të gjithë aktorët e rëndësishëm opozitarë janë përfshirë në këtë aleancë zgjedhore duke i dhënë mbështetje kandidaturës së Kiliçdaroglu”, thotë Ali Çarkoglu, politolog në Universitetin Koç.

“Performanca e AKP-së dhe qeverisë së Erdoganit në vitet e fundit, si në politikën ekonomike ashtu edhe në atë të sigurisë, ka qenë mediokre”.

“Duke i kombinuar këta dy faktorë, mund të presim që Kemal Kılıçdaroğlu t’i fitojë lehtësisht zgjedhjet presidenciale”.

Një shans për të fituar

Samim Akgönul, historian dhe shkencëtar politik në Universitetin e Strasburgut, pajtohet se Kiliçdaroglu ka një pozicion të fortë.

“Nëse hyjmë në një periudhë zgjedhore normale, të rregullt ku partitë politike do të bëjnë fushatë dhe liderët do të bëjnë fushatë dhe më pas do të vendosin veten sipas gjykimit të elektoratit, me të vërtetë mendoj se Kemal Kilçdaroglu ka një shans për të fituar”.

“Për shkak se ka një ndjenjë konsumimi të pushtetit, ka një ndjenjë të ngopur, në opozitë, në të gjithë shoqërinë, por edhe për herë të parë ka një koalicion shumë të gjerë kundër Recep Tayyip Erdoğanit”.

Një kandidat veteran

Mirëpo, siç vëren Akgönul, jo të gjithë mbështetësit e opozitës qëndrojnë pas Kılıçdaroğlut si kandidat.

“Meqë është kandidat veteran, lider veteran, ai nuk e përfaqëson të renë. Ai nuk e përfaqëson frymën e re dhe nuk e përfaqëson emocionin e ri”.

Ai është një burrë mjaft i moshuar, mendoj 74 vjeç dhe elektorati e njeh mirë.

Aleanca opozitare shpreson se nëse fiton, Kılıçdaroğlu do të qeverisë në një format më pajtues, duke i respektuar kufizimet në pushtetin e tij.

Imazhi i tij si një intelektual i rezervuar në krahasim me natyrën e zjarrtë dhe karizmatike të Erdoganit i ka bërë atij një shërbim të keq. Tani mund të jetë pikërisht ajo që i duhet opozitës për të arritur fitoren./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala