Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kusari Lila: Bordi i AKP ka kërkuar realizim të pagave nga Ministria

Mimoza Kusari Lila, u.d. kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e sotme, propozoi që të futen dy pika shtesë të rendit të ditës, por u kundërshtua nga ana e partive opozitare.

Ajo dha sqarime shtesë sa i përket propozimit të saj për plotësim të rendit të ditës.

Ajo tha se në mbledhje të Komisionit për Ekonomi është votuar me 6 vota për dhe dy kundër që të mos miratohet raporti vjetor i AKP-së dhe të shkarkohet bordi aktual.

Kusari Lila përmendi edhe një fakt se në drejtim të Ministrisë së Ekonomisë, dje ka ardhur një email që ka kërkuar realizimin e pagesës për mbledhjen e sotme.

“Dje bordi i AKP-së ka dërguar letër kërkesë tek Ministria e Financave, ka kërkuar realizimin pagesës nga kategoria e pagave dhe mëditjeve, për ju një takim i bordi të ëAKP i kushton 26 mijë e 166 euro buxhetit të shtetit , një kompensim neto 21 66 euro dhe kjo ka qenë kërkesa e tyre për mbledhje sot”, tha ajo.

Sipas saj, në ndërkohë bordi i AKP-së ka pauzuar shitjet dhe likuidimet dhe ajo konsideron se mbledhja e sotme nuk dihet se cka ka në agjendë.

“Në ndërkohë, bordi i AKP ka pauzuar shitjet, likuidimet, ndërsa mbledhja e sotme nuk dimë çka ka në agjendë. por duke i marrë parasysh rrethanat dhe ndryshimet dhe rregulloret e brendshme dhe pasojat janë të mëdha nëse nuk shkarkohen sot në seancë plenare, në për këtë bëmë kërkesë që të futen në rend dite dhe asgjë e jashtëligjshme”, tha më tej Kusari-Lila.