Kurti udhëton për në Spanjë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Spanjë.

Kurti do të marrë pjesë në në Kongresin e Internacionales Socialiste, që do të mbahet në Madrid.

Kështu ka njoftuar sot Zyra e Kryeministrit.

Spanja është në mesin e pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Përveç Spanjës, Kosovën s’e njohin si shtet as Greqia Qipro, Rumania dhe Sllovakia.