Kurti thotë se janë punësuar 3500 gra përmes pakos së integrimit gjinor

Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit me rastin e Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ka dhënë vlerësimet për Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2021.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tregoi për punësimin e 3500 grave përmes pakos së integrimit gjinor dhe mbështetjen e bizneseve të grave me vlerë prej gjysmë milionë euro.

“Përmes pakos të integrimit gjinor kemi mbështetur punësimin e grave, masë kjo nga e cila kanë përfituar 3500 gra dhe 1490 biznese, kemi mbështetur bizneset që janë në pronësi të grave me vlerë të subvencionimit afro gjysmë milionë euro kurse vlera e akreditimit të mundësuar e tejkalon 3 milionë euro dhe në bujqësi për vitin 2021 kemi ndarë subvencione 1325 gra përfituese”- tha Kurti.

Ndër të tjera ai përmendi numrin e shtesave për fëmijë dhe shtesat e lehonave përfshirë numrin e bursave për studentët që sipas tij është rritur.

“Deri tani kemi deri në 200 mijë përfituese nga shtesat për fëmijë dhe mbi 23 mijë përfitues nga shtesat për lehona. Për vitin akademik 2021- 2022 kemi ndarë rreth 1 mijë bursa për gratë dhe vajza për studime në Stem. Për vitin tjetër e kemi rritur buxhetin dhe numrin në 2 mijë bursa nga 1 milionë euro në 2 milionë euro nga 1 mijë bursa në 2 mijë, kemi dhënë 13 bursa për studenta me aftësitë kufizuara dhe kemi përkrahur 20 vajza për bursë të doktoratës ”- pohoi Kurti.

Në kuadër të mbrojtës së grave shtoi ofrimin e ekspertizës Kuvendit të Kosovës për projektligjin e mbrojtjes nga dhuna në familje.

“Ofrimin e ekspertizës Kuvendit Kosovës për projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familja, dhuna ndaj grave dhe vajzave, hartimin e korikulës për profesionist dhe programet të trajtimit të kryerjes së veprave dhunës në familje, plotësim ndryshimi i kodit penal, procedurës penale me qëllim të dënimeve plotësuese për personat të cilët shpallen fajtor për dhunë në familje dhe seksuale dhe publikimin e emrave të dhunuesve dhe caktimin e paraburgimit ndaj personave të dyshuar”- tha Kurti.

Ndërsa zëvendësministri i punëve të Brendshme Bardhyl Dobra tha që përfaqësimi i grave në sektorin civil është shumë i vogël madje me shifra brengosëse në krahasim me burrat.

“Janë burrat ata që dominojnë në tregun e punës një gjë e tillë dëshmohet se mbizotëron edhe në sektorin publik. Përfaqësimi i grave në shërbimin civil është shumë i ulët madje shifrat janë brengosëse. Sipas të dhënave të ofruara nga Departamenti e Menaxhimit të Zyrtarëve Publik gratë përbëjnë vetëm 19% të punësuarve në atë nivel dhe vetëm 16 % në nivelin e mesëm drejtues, ndërsa në nivelin e ulët drejtues dhe atë profesional kemi 37% gra”- bëri të ditur Dobraj.

Kryeshefja e Agjencisë për barazi gjinore, Edi Gusia prezantoi të dhënat e raportit monitorues të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2021 përgjatë dy viteve.

Sipas raportit për shtyllën e parë prej 10 caqeve 4 prej tyre janë rritur, dhe tek shtylla e dytë prej 12 caqeve vetëm 8 janë arritur.

“Shtylla e tretë nga 12 caqet e planifikuara 6 janë të arritur. Sa i përket shtyllës së parë niveli i realizimit të aktiviteteve është 69%. Tek shtylla e dytë në total është realizuar në nivel prej 67%. Tek shtyllave e tretë 61%”- tregoi ajo.

Sipas raportit të dhënat janë të suksesshme duke marrë parasysh efektin që ka shkaktuar Covid-19.