Kurti takon ambasadorin Kosnett: ShBA - partner i pazëvendësueshëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës ka zhvilluar takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett në këtë takim ka uruar Kurtin për marrjen e detyrës si kryeministër si dhe shprehu mirënjohje për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.

Ndërkaq, sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti ka thënë së Shtetet e Bashkuara janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm i Kosovës.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e ShBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet rreth konsolidimit të institucioneve shtetërore.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

nas