Kurti takoi presidentin e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim, presidentin e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse (CIG), Alex Roinishvili-Grigorev, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Shpëtim Gashi.

Sipas një njoftimi për media, Kurti, i ka falënderuar Roinishvili- Grigorev dhe Gashin, por edhe të gjithë CIG-un për punën e tyre në dialogun me Serbinë.

Tutje thuhet se Kurti ka thënë se sa i përket dialogut, Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë afër me të gjithë ata që kanë interes të ndihmojnë e kanë ide si të veprohet.

Albin Kurti është zgjedhur të hënën kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, kurse gjatë ditës së djeshme ai e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e tij.

Pas kësaj, ai ka pasur disa takime me zyrtarë ndërkombëtarë.