Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM

Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shpalosur detaje mbi atë, që ai tha, planet e reja të Milan Radioçiq për sulme në Kosovë.

Në një konferencë për media, Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë thënë se për informacionet e reja mbi planet për sulmet në Kosovë janë njoftuar edhe aleatët ndërkombëtarë.

Sipas kryeministrit Kurti, sulmi në Bajnskë ishe në koordinim dhe përkrahje nga vetë shteti serb.

“Pas sulmit terrorist, Radoiçiq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde, ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile'”– tha ai.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA.  Pjesëtarë terroristë  po paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzon terroristët, Serbia po shfrytëton ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë” – deklaroi të shtunën Albin Kurti.

“Arsenali që u përdorë në Banjskë, ka qenë  i vendosur në një kompani e cila është në listën e sanksionuar të SHBA. Pronë e Milan Radoiçiq,  dhe tani është drejtor një ish-kolonel i pensionuar serb, i cili ka marrë pjesë në luftërat në Bosnjë. Këtë kompani e kishte vizituar presidenti serb, Aleksandar Vuciq” – deklaroi kryeministri Kurti.