Kurti priti në takim lamtumirës Drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës Drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, René Schlee.

Ai tani do të drejtojë zyrën rajonale të këtij Fondacioni për Evropën Juglindore.

Gjatë bashkëbisedimi, Kurti ka falënderuar Schlee për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin.

“Në qendër të bashkëpunimit ishin çështjet dhe politikat që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe të rinjve, barazinë sociale, bashkëjetesën ndëretnike, mjedisin, përfshirë edhe puna e përbashkët në kuadër të Fondit Sovran”- ka thënë ai.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, drejtori i Fondacionit gjerman, René Schlee u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin që ka pasur, duke theksuar se edhe në pozitën e tij të re do ta ndjekë temën e përbashkët për forcimin e demokracisë sociale dhe forcimin e shkëmbimit ndërmjet socialdemokratëve.

Tutje thuhet se në përmbyllje të takimit, kryeministri i uroi Schlee suksese në pozitën e tij të re.