Kurti prezanton aderimet e reja në Vetëvendosje - një pjesë e stafit mjekësor të Pejës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se një pjesë e stafit mjekësor në Pejë janë anëtarësuar në partinë e drejtuar prej tij.

Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” ka bërë publik emrat e mjekëve, përfshirë këtu edhe të shoferëve të Spitalit.

“Në këto kohë të vështira nga pandemia, mjekët janë ata që po luftojnë për ne vazhdimisht. Përveç të gatshëm për të na ndihmuar në aspektin shëndetësor, një pjesë e stafit mjekësor në Pejë sot u anëtarësuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ish-kryeministri i vendit.

Ata që u bashkuan në LVV janë: 1. Dr.Xhevdet Ademaj, Specialist i Fiziatrisë, 2. Dr.Kujtim Zajmi, Specialist i Mjekësisë së Punës, 3. Dr.Naim Morina, Radiolog, 4. Dr.Ahmet Blakaj, Fiziater, 5. Dr.Hysni Rexhaj, Laborant, 6. Mahir Buqani, Bachelor i Infermierisë, 7. Arbnor Veseli, Bachelor i Infermierisë, 8. Shpresa Kelmendi, Bachelor e Infermierisë, 9. Mihrije Jakupi, Bachelor e Infermierisë, 10. Isa Avdija, Shef i Ambulancave, 11. Lekë Kacoli, Shef i Shoferëve të Spitalit, 12. Faruk Zajmi, Shofer i Ambulancës së Spitalit, 13. Ismet Agoviç, Shofer i Ambulancës së Spitalit.

Qeveria Kurti u rrëzua nga një mocion i mosbesimit më 25 mars 2020, të iniciuar nga partneri qeverisës LDK.