Kurti: Nga 1 tetori arsimi i lartë publik pa pagesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se që nga 1 tetori, arsimi i lartë publik do të jetë falas.

“Nga 1 tetori i këtij viti duke filluar nga vitit akademik 2021/22, arsimi I lartë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet Bachelor dhe Master. Ndërsa për studentë të doktoratës do të ketë lehtësi të veçanta”, ka bërë të ditur Kurti.

Sipas Kurtit, nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë.

“Ne besojmë se në këtë forme nxisim interesimin për studime të lartë, duke përmirësuar nivelin arsimor të popullsisë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillimin ekonomik”, tha më tej Kurti.