Albin Kurti

Kurti: Në ditën e përkujtimit jemi mirënjohës për mbrojtjen e jetës e lirisë që na dhanë amerikanët

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur mirënjohës për forcat amerikane dhe kontributin e tyre për popullin e Kosovës në ditën e përkujtimit.

Ai përmes rrjetit Twitter theksoi se kjo mbrojtje është e pranishme edhe sot nga forcat e KFOR-it.

“Në Ditën e Përkujtimit nderojmë trimat që kanë sakrifikuar jetën për të mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përjetësisht mirënjohës për mbrojtjen e jetës dhe lirive tona që na kanë dhënë forcat amerikane. Kjo mbrojtje është e pranishme sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë institucionet tona të ruajnë paqen”- është sh prehur Kurti.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe pas rritjes së tensioneve ku serbët lokal po kundërshtojnë kryetaret e rinj shqiptarë.

Pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve të premten në komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë, mëngjesin e së hënës trupa të KFOR-it kanë shtuar prezencën përreth objekteve të komunave.

 

 

Situata në veri – Pamje