Kurti: Jam i gatshëm të shkoj në Bruksel, ta kuptojnë që shtensionimi nënkupton lirimin e policëve - VIDEO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi që është i gatshëm të shkojë në takimin e nivelit të lartë të thirrur në Bruksel nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se është i interesuar të shkojë atje që të njoftojë se që shtensionimi i i situatës nënkupton lirimin e menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar javën e kaluar nga forcat serbe.

“Po, jam i gatshëm edhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqesë hollësisht këto të dhëna dhe ta kuptojnë që deskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të policëve dhe dënimi i agresionit të Serbisë në Kosovë”- tha Kurti.

Sipas tij, “normalizimi nënkupton zbatimin e menjëhershëm, pa kushte të marrëveshjes bazike”.

Kurti e ka quajtur “krim” atë që i është bërë tre policëve, familjeve të tyre dhe Republikës së Kosovës.

Më 14 qershor, Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre zyrtarë policorë kufitarë patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.

Për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim krize. Takimi është paraparë të mbahet këtë javë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të vendosë nëse do të marrë pjesë në takimin e krizës të thirrur nga Bashkimi Evropian, pasi të kuptojë për gjendjen e tre policëve të Kosovës, të kidnapuar nga Serbia.