Kurti: Ende asnjë i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Tre persona janë vrarë me armë zjarri të premten e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit në sulmin me armë zjarri kundër një autobusi që po transportonte udhëtarë, kryesisht nxënës.

Shoferi i autobusit dhe dy nxënës që gjendeshin në autobus mbetën të vrarë nga plumbat e Kallashnikovit të shkrepur nga një person deri më tash i panjohur.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur sot kryeministri Albin Kurti.

Në një konferencë për media, Kurti tha se ende nuk ka as të dyshuar e as të arrestuar për rastin e Gllogjanit.

Megjithatë, sipas shefit të Qeverisë, sasia e informacionit për rastin është rritur.

“Më vjen shumë keq që këtë të premte u bë një javë që ne nuk e kemi të pandehurin të identifikuar e as të arrestuar ose të pandehurit, ishte një vrasje mizore. Sasia e informacionit është rritur për shkak të hetimeve të shtuara edhe me hetuesit më të mirë që i ka Kosova. Por më vjen keq që nuk ka ende të identifikuar apo të arrestuar”, tha ai.

Prokuroria: Hetimet në Deçan nuk janë të lehta