Kurti emëron një zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri në detyrë i  Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Alma Dushi Kabashi, zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Dushi Kabashi është ekonomiste e diplomuar dhe përvoja e saj 20 vjeçare në kontabilitet, shqyrtim të performancave financiare, procedura të prokurimit e çështje tatimore, në kombinim me rolin menaxhues në numër të madh projektesh për shumë institucione e organizata ndërkombëtare, sjell vlerë profesionale të shtuar dhe kompetencë në ministri dhe përgjithësisht në kabinetin qeveritar.

Kurti bashkë me Nenad Rashiq janë duke mbajtur konferencë për media nga e cila u bë e ditur se Rashiq i ka dorëzuar atij dorëheqjen, pas aktakuzës së ngritur.

Nenad Rashiq ishte emëruar këshilltar politik i Ministrit në detyrë edhe dhe udhëheqës i zyrës për çështje të komuniteteve brenda ZKM-së.