Arkiv

Kthehet vapa në Kosovë

Kjo javë do të karakterizohet nga një valë e të nxehtit nga Afrika veriore që do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që do të formohen mbi rajonin e Mesdheut do të kushtëzojnë mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell.

Gjatë kësaj jave temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të theksuar mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 13 deri në 18 gradë Celsius, e maksimalet do të rriten nga 26 gradë Celsius, të hënën deri në 34 gradë Celsius, në pjesën e dytë të javës.

Sot do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga perëndimi dhe veriperëndimi 1-4m/s.

Indeksi UV: 8. Ndërsa të mërkurën, do të jetë kryesisht me diell.

Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 8.