Kryqi i Kuq i Kosovës ndihmon 95 familje në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut

Kryqi i Kuq i Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndihmuar 95 familje me pako ushqimore dhe higjienike në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë falënderuar Policinë e Kosovës për asistencë gjatë shpërndarjes.

Aktualisht në Kosovë të infektuar nga coronavirusi janë 145 persona, janë shëruar 23 dhe një persona ka vdekur.

Të premten Mitrovica e Veriut dhe Zveçani janë vendosur në karantinë për shkak të rasteve të reja që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Sot Kryqi i Kuq i Kosovës ndihmoj 95 familje me pako ushqimore dhe higjienike në Lagjën e Boshnjakëve të Mitrovicës së…

Publiée par Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova sur Dimanche 5 avril 2020