Kryetari i Kamenicës tregon se prej nga janë 8 të infektuarit e rinj me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës sot ka bërë 18 testime në Kamenicë, ku tetë prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se prej rasteve të reja, katër persona janë nga fshati Topanicë dhe katër nga fshati Hodonoc.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati u ka bërë apel qytetarëve që t’i zbatojnë të gjitha udhëzimet e dhëna nga Ministria, IKSHP dhe nga Komuna.

“Nga 18 testime të kryera sot në IKShP, fatkeqësisht tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Katër raste në Topanicë dhe katër raste në Hodonoc. Numri në total i të infektuarve në komunën tonë ka arritur në 23 dhe shpresoj të mos kemi raste të tjera. Është shumë me rëndësi t’i zbatoni të gjitha udhëzimet dhe të mos keni kontakte të afërta me të tjerët”, ka thënë Kastrati.

Sipas njoftimit të komunës, deri më tani në Komunën e Kamenicës janë gjithsej 23 persona të prekur nga COVID-19.