Kryeministri Kurti ngritë pragun e rrogës minimale për 40%

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi se në Kosovë nuk duhet të ketë rrogë më të ulët se 350 euro, duke e ngritur kështu pragun e rrogës minimale për 40 përqind në raport me rrogën e paraparë me rezolutë e cila u votua në Kuvendin e Kosovës. Ish bashkë-partiakët e Kurtit në rezolutë kishin propozuar që rroga minimale të jetë 250 euro.

Në muajin maj të vitit të kaluar, Partia Social Demokrate (PSD), i kishte propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës rezolutën për rritjen e rrogës minimale. Pas polemikave dhe debateve përbrenda koalicionit PAN, kjo rezolutë u votua me 62 vota për dhe 1 kundër.

Para se të vihej në votim në Kuvend, në një intervistë për KALLXO.com, deputeti i PSD-së, Visa Ymeri kishte deklaruar se pret të votohej rezoluta e propozuar nga kjo parti.

“Debatin për pagën minimale e kemi zhvilluar në Kuvend me datën 17 prill 2019. Atëbotë kemi propozuar edhe një tekst Rezolutë për t’u miratuar në Kuvend. Të mërkurën pritet të votohet kjo Rezolutës”, citohet të ketë thënë Ymeri.

Kreu i kësaj partie, Shpend Ahmeti, kishte kërkuar nga ekzekutivi të implementoj këtë rezulutë ku asnjë qytetarë i Kosovës të mos paguhet më pak se 250 euro.

Mirëpo, kur edhe dy muaj pritet të bëhen një vit nga votimi i pagës minimale, ish bashkëpartiku i tij, tashmë Kryeministër i Republikës së Kosovës Albin Kurti, propozoi që pragun e rrogës minimale ta ngrisë edhe më lartë.

Kryemnistri Kurti, deklaroi se në Kosovë rroga nuk duhet të jetë më e vogël se 350 euro.

“Është absurde që paga minimale në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ku në pesë vitet e fundit ajo është rritur për 100 euro. Kjo rritje nuk ka ndodhur as për 15 euro në sektorin privat. Shteti duhet të ndihmojë këtu sepse kjo nuk mund të jetë në rregull dhe nuk mund të ketë pagë nën 350 euro”, tha Kryemiistri Kurti.

Këtë derklarim, i pari i ekzekutivit e bëri gjatë një puntorie të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK).

Nëse Qeveria e Kosovë e rritë rrogën minimale në 350 euro, në raport me pagën minimale prej 250 euro me rezolutën e votuar në Kuvendin e Kosovës, i bie se rroga minimale të rritet për 100 euro më shumë apo 40 përqind.

Më parë, Republika e Kosovës kishte rrogën minimale 130 euro për të punësuarit nën moshën 35 vjeçare dhe mbi moshën 35 vjeçare 170 euro. Edhe në raport me vendet e rajonit, Kosova regjistronte rrogën më të ulët.