Kryeministri Kurti merr pjesë në “Paradën e Krenarisë”

Në Prishtinë në sheshin ‘Skënderbeu’ ka nisur Parada e Krenarisë, që organizohet nga komuniteti LGBTI.

Parada është nisur nga sheshi ‘Skënderbeu’ drejt Katedralës dhe do të përfundojë tek Biblioteka Kombëtare.

Parada do të përmbyllet me një koncert.

Pjesëmarrës në këtë paradë është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ministra nga kabineti qeveritar, ambasadorë dhe fytyra të tjera publike.

Java e Krenarisë në Kosovë ka nisur më 03.06.2024 , ndërsak jo është hera e tetë që në Kosovë mbahet parada e Krenarisë.

Kryeministri Albin Kurti në Paradën e Krenarisë. Foto: KALLXO.com. 08.06.2024
Kryeministri Albin Kurti në Paradën e Krenarisë. Foto: KALLXO.com. 08.06.2024