Kryeministri Kurti kthehet në Kosovë, merr pjesë në seancën plenare të Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas qëndrimit në Greqi prej datës 5 korrik.

Kurti ka qenë i pranishëm në seancën e sotme plenare të Kuvendit ku në rend dite është projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kurti gjatë qëndrimit në Greqi mori pjesë në dy konferenca, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit.

Kryeministri Kurti ka marr kritika të shumta nga opozita për vizita shumë ditore jashtë vendit, në një kohë kur qytetarët po përballen me rritje çmimesh e krizë ekonomike në përgjithësi.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku ka deklaruar se kryeministri Kurti në 100 ditët e fundit, 45 I ka kaluar jashtë Kosovës.

Kurti kishte qenë pjesë e këtij simpoziumi edhe vitin e kaluar, ku edhe atëherë kishte marr Kritika për largim nga vendi, derisa qytetarët po përballeshin me dyshimet për helmim në disa fshatra të Deçanit.

Në maj të këtij viti, Kurti poashtu zhvilloi vizitë trejavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti në Greqi nga 5 korriku, zëdhënësi i Qeverisë thotë se shpenzimet mbulohen nga organizatori