Dekorimi i Policëve. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryeministri Hoti takon policët e plagosur gjatë aksionit në Zhur të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar gjatë ditës së sotme dy zyrtarët policorë të cilët mbetën të plagosur me 28 janar të këtij viti pas një shpërthimi i cili ndodhi brenda një shtëpie në fshatin Zhur të Prizrenit, ku mbeti i vdekur edhe një zyrtar tjetër policor.

Në këtë takim morën pjesë kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, të cilët u takuan me dy zyrtarët policor Artur Mrasoir dhe Jetmir Hasanaj, të dy të plagosur në krye të detyrës.

Në këtë takim, ministri Veliu ka thënë se për Poli9cinë e Kosovës është shumë i nevojshëm sigurimit shëndetësor.

“Është i nevojshëm sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës. Urojmë që të ketë sa me pak incidente të tilla. Me rëndësi është qe jemi sot këtu”, ka thënë Veliu.

Ndërsa, kryeministri i vendit Avdullah Hoti në shenjë mirënjohje ju dhuroj dy zyrtarëve policorë emblemën e Kosovës në shenjë respekti për punën e tyre.

Hoti në këtë takim tha se ky takim u zhvilluar për të ju qëndruar afër zyrtarëve policorë.

“Ne sot në mënyrë simbolike takuam dy policë që janë lënduar ne krye te detyrës. Në shenjë respekti që shteti i Kosovës ka për ta që duke kryer detyrën e tyre rrezikojnë edhe jetën e tyre ne sot i takuam që t’ju tregojmë se do t’ju qëndrojmë gjithmonë afër”, ka Hoti.

Ai tutje ka quajtur zyrtarët policorë heronjtë të kohës, pasi sipas tij ata çdo ditë që dalin në rrugë rrezikojnë jetën e tyre.

“Këta janë heronjtë e kohës sepse çdo dit që dalin në rrugë rrezikojnë jetën e tyre. Ne të tjerët vijmë ne zyrat tona por detyra e tyre është ndryshe duke u përshëndetur me familjet e tyre duke mos ditur se si do të kthehen . Falënderoj që të gjithë policet te cilët janë të përkushtuar ne detyrën e tyre”, tha Hoti.

Një polic kishte vdekur dhe dy të tjerë ishin lënduar rëndë, në një operacion të njësitit Anti- Drogë të Policisë së Kosovës, nga një shpërthim i fuqishëm në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit.

Zyrtari policor Artur Mrasori ksihte pësuar lëndime të rënda, duke lënduar sytë dhe kishte shfaqur  probleme me shikimin.

I njëjti me me 3 shtator u kthye nga Turqia në Kosovë pas trajtimit mjekësor.

KALLXO.com mëson se Mrasorit i është përmisuar shikimi dhe ka pasur përparim në mjekimin e marrë në Turqi, ndërsa i njëjti pas qëndrimit në Kosovë do të rikthehet prapë në Turqi për të vazhduar mjekimin më vonë.

Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori ishte dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi.

Prokuroria e Prizrenit po e heton të dyshuarin Iran Badalli në drejtim të tri veprave penale.

Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm – që ka rezultuar me vdekjen e zyrtarit policor Sami Thaqi si dhe dy vepra tjera penale, atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm – që ka rezultuar me lëndime të rënda trupore për zyrtarët policorë Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, ndërsa gjithashtu Badalli po dyshohet edhe për veprën penale – armëmbajtje pa leje të armëve.

Polici i lënduar nga shpërthimi në Zhur të Prizrenit, kthehet në Kosovë pas trajtimit mjekësor