'KRU Prishtina' njofton për ndërprerje të ujit për shkak të turbullirave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, është ngritur turbullira e ujit në kanalin e Ibrit.

Si pasojë e kësaj, Drenasi mbetet pa furnizimin nga ora 11:00.

Sipas njoftimit ekipet shtesë dhe departamenti i cilësisë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të parë çdo mundësi për rikthim te furnizimit me ujë ne Drenas.

“Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, do të ketë  furnizim me ujë me presion më të ulët, një lloj edhe Obiliqi me fshatra. Çrregullime me furnizimin do të kenë edhe një pjesë e Lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave.” – thuhet në njoftim.

Kjo situatë, thuhet se do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Ndër të tjera, thuhet se impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije