Kroacia shënon numrin më të ulët të rasteve të reja me COVID-19

23 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan të premten në Kroaci, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 1 mijë e 814.

Kjo ishte rritja më e ulët në testet pozitive në tri javët e fundit të pandemisë coronavirus.

71 pacientë gjithashtu ishin shëruar dhe u shënua një viktimë, njoftoi Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile në të njëjtën ditë.