Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq

Kroaci, sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Në Kroaci sot po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat më shumë se 3.8 milionë qytetarë kroatë me të drejtë vote mund të zgjedhin mes Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidentes aktuale, që vjen nga partia në pushtet, HDZ, dhe kandidatit opozitar nga partia SDP, Zoran Milanoviq.

Në rrethin e dytë të këtyre zgjedhjeve, kandidati opozitar është futur me një epërsi të vogël kundrejt presidents aktuale dhe këtë ëpërsi e ka ruajtur qysh nga fillimi i fushatës elektorale.

Sipas një sondazhi të bërë nga televizioni kroat, Dnevnik Nova TV, kandidati i SDP-së udhëheq me 45% të të anketuarve ndërkohë që 42% përkrahin kandidaten Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ndërkohë, 13 % e të anketuarëve janë shprehur si të papërcaktuar.

Sondazhet e mëhershme i kishin dhënë një epërsi Kolinda Grabar-Kitaroviçit andaj zgjedhjet e sotme llogariten të jenë si më të paqartat në vitet e fundit.

Sipas disa përllogaritjeve, nga të dy shtabet elektorale, kandidati që fiton diç më shumë se 1.050.000 vota në rrethin e dytë do të zgjidhet president i ri i Kroacisë.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura me 22 dhjetor, kandidati nga SDP, Milanoviq, kishte fituar 29,55 % të votave, krahasuar me kandidaten tjetër Grabar -Kitaroviç që kishte fituar  26,65 % të votave.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Kroaci do të vëzhgohet prej një numri rekord vëzhguesish: 24.333, 63 vëzhgues më shumë sesa në rundin e parë kur në garë ishin gjithsej 11 kandidatë.

Këto zgjedhje janë të shtatat me radhë që nga instalimi i sistemit shumëpartiak në vitin 1990 në Kroaci. Të drejtë vote kanë 3. 860.000  votues në Kroaci dhe jashtë saj, respektivisht, edhe në 47 shtete tjera në botë.

Rezultatet preliminare do të bëhën të ditura sonte rreth orës 20:00 dhe presidenti i ri do ta këtë një mandat pesëvjeçar, deri në vitin 2025.