Kroaci, prindërit kërkojnë të lejohen të qëndrojnë me fëmijët në spitale

OJQ-ja kroate “Prindërit në veprim-Roda” i kanë dërguar një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar që të mos ndahen fëmijët e shtruar në spitale nga prindërit e tyre. Të premten, ata dorëzuan një peticion me rreth 43,000 nënshkrime në mbështetje të kërkesës, raporton Balkan Insight.

Pas një rritje të kohëve të fundit në numrin e rasteve të reja me COVID-19në vend, autoritetet e Mbrojtjes Civile vendosën që së pari të ndalojnë të gjitha vizitat në spitale, dhe menjëherë pas kësaj, duke rishikuar vendimin për të kufizuar një vizitë prindërve vetëm në 15 minuta.

Branka Mrzic Jagatic nga ‘Roda’ tha se prindërit ishin të dëshpëruar pasi Ministria e Shëndetësisë premtoi vizita 15-minutëshe duke thënë se nuk mjafton. Ajo shtoi se për fëmijët, ndonjëherë është më e rëndësishme “që një prind që i do, t’ju qëndrojë afër” sesa vetë trajtimi.

Përgatiti: Altina Nika