Vdekjet nga COVID-19 në Kosovë dhe vendet e rajonit

Kriza e COVID-19: Vdekjet në Kosovë disa herë më të larta se në shtetet e rajonit

9 rastet e fundit të vdekjeve nga COVID-19 e ka çuar numrin në 508 të vdekur deri më tani që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë në muajin mars të këtij viti.

Por shtetet përreth prapë qëndrojnë më mirë se Kosova në raportin me numrin e vdekjeve në 1 milion banorë.

Në 1.8 milionë banorë sa ka Kosova, numri i vdekjeve ka shkuar në 508 persona.

Maqedonia e Veriut sipas regjistrimit të popullsisë ka 2 milionë e 83 mijë banorë dhe numri i vdekjeve është 596 deri më tani.

Mali i Zi nga 628 mijë banorë sa ka, numri i vdekjeve është 92.

Shqipëria nga 2.8 milionë banorë, ka të regjistruar deri më tani 271 të vdekur.

Serbia nga 8.7 milionë banorë, ka 710 raste të raportuara të vdekjes nga COVID-19.

Kosova njihet si vend që popullsinë e dominon mosha e re.

Vdekjet nga COVID-19 në Kosovë dhe vendet e rajonit