Krasniqi në konferencën “BlockTalk Prishtina”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në hapjen e Konferencës “BlockTalk Prishtina”, e para e këtij lloji e organizuar nga komuniteti Crypto Albanians.

Këtë Krasniqi e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook derisa foli për teknologjitë e reja, inovacionin digjital dhe rolin e blockchain dhe kriptovalutave.

“Konferenca si kjo, janë platforma të shkëlqyera diskutimi dhe vetëdijesimi, pasi që potenciali i teknologjive të reja digjitale e financiare për të ndryshuar paradigmat ekzistuese dhe për të transformuar të ardhmen tonë është jashtëzakonisht i madh. Gjithmonë kam besuar dhe besoj fort se Kosova mundet dhe duhet të jetë ndër vendet që dalin në ballë të inovacionit digjital në rajonin tonë, duke utilizuar potencialin e madh të rinisë sonë dhe  përvojën tashmë ekzistuese në këto fusha”, – ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe kryetari i PDK-së, Krasniqi, kishte deklaruar kriptovaluta në vlerë rreth 70 mijë euro, prej tyre 65 mijë euro bitcoin të blera në vitin 2016 në vlerë 570 euro.

Memli Krasniqi me rreth 70 mijë euro pasuri në kriptovaluta