KQZ vendos për transferim të fondeve të partive politike parlamentare

 

Me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, KQZ-ja ka marrë vendim për plotësim të Vendimit 195/2019 mbi caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2019.

Kryetarja Valdete Daka duke komentuar këtë vendim tha se “kur janë në pyetje paratë të gjitha partitë politike pajtohen”.

Sipas këtij vendimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lejon transferimin e fondeve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike, për financimin e aktiviteteve të rregullta të subjekteve politike vetëm deri në datën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura me 6 tetor 2019.