COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Kosovë, 14 persona vdesin brenda 24 orëve nga COVID-19

IKShPK ka njoftuar se brenda 24 orëve 14 persona kanë vdekur si pasojë e infektisonit me COVID-19, në mesin e tyre edhe një 36 vjeçar nga Gjakova.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se 519 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2,ndërsa 926 janë shëruar.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.