Selia e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në Frankfurt. Foto nga arkivi.

Kosova pranon këstin e dytë të kredisë prej 50 milionë eurove nga BE

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka njoftuar se kanë pranuar pjesën e dytë të kredisë nga Komisioni Evropian.

Sipas ministrit Murati, 50 milionë eurot e dyta tashmë janë pranuar nga Kosova pas plotësimit të të gjitha parakushteve.

“Pas plotësimit të të gjitha parakushteve, sot kemi pranuar transhin e dytë prej 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian, në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Makro-Financiare. Këto mjete do të na ndihmojnë në luftën ndaj pandemisë dhe për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme”, ka shkruar Murati.

Kosova merr kredi 100 milionë euro nga BE-ja