Kontesti pronësor shkak i rrahjes mes tre personave në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pas një përleshje mes vete.

Ngjarja ka ndodhur dje në Gjilan, në Lagjen “Zabeli i Sahit Agës”.

Shkak i rrahjes, sipas policisë, ka qenë një kontest pronësor.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjatë përleshjes është dëmtuar edhe një veturë. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.