COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohen 56 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas raportit 24-orësh nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 56 raste të reja positive me COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,819,039 doza të vaksinës. Deri më sot 819,012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99,011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19″, thuhet në njoftim.

Në Kosovë aktualisht janë 668 raste aktive me coronavirus.