Komuna e Prizrenit planifikon të shpenzojë 65 mijë euro për të rregulluar memorialin e fshatit Korishë

Në vitin 2011 kishte filluar ndërtimi i “Kompleksit Memorial të Martirëve në Korishë”.

Në vitin 2011 dhe 2016, mbi 200 mijë euro janë dhënë në dy tenderë, por punimet asnjëherë nuk janë përfunduar.

Në tentativën e tretë, Komuna e Prizrenit do t`i shpenzojë 65,999,99 euro, për të rregulluar memorialin e varrezave të viktimave të 13 majti të vitit 1999 në fshatin Korishë.

Projekti është paraparë të jetë në bazë të projektit themeltar, pra mbi bazën e asaj që tashmë është filluar dhe është aty do të vazhdojë edhe projekti i ri për të përfunduar punimet.

Sipas kontratës së nënshkruar më datë 14 gushtë të këtij viti, parashihet që punët të fillojnë tre ditë pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa plani dinamik i punëve parashihet të zgjasë 90 ditë.

13 maji është data kur këtu mblidhen familjarët e të vrarëve dhe kujtojnë të afërmit e tyre në vitin 1999.

Në qendër të memorialit është një pllakë që mbanë emrat e 77 martirëve të vrarë nga bombardimet e NATO-së që u përdorën si mburojë nga forcat serbe, si dhe emrat e 11 dëshmorëve të vrarë në fshatin Korishë gjatë viteve të luftës.