Komuna e Prishtinës largon një ballore të betonit që paraqiste rrezik për banorët

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka larguar një ballore të betonit nga një ndërtesë kolektive në lagjen Dardania, që mund të shembej dhe të paraqiste rrezik për banorët.

“Kjo ballore e betonit në një ndërtesë kolektive në Dardani mund të shembej dhe paraqiste rrezik për banorët. Pas konstatimit të rrezikshmërisë, Shërbimet Publike dhe Inspekcioni në mënyrë të kontrolluar larguan pjesët e rrezikshme të betonit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.