Nxënës të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë – Foto: KALLXO.com

Komuna e Prishtinës: Dhuratat për mësuesit janë të ndaluara

Komuna e Prishtinës u ka dërguar sot një letër drejtorëve të shkollave fillore, përmes të cilës i paralajmëron se marrja e dhuratave nga mësimdhënësit me rastin e festës së 7 Marsit është joetike dhe e ndaluar.

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, sipas kësaj letre, fton prindërit të mos investojnë në dhurata të ndryshme, përveç luleve, për mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit.

“Dita e Mësuesit duhet të kuptohet si ditë reflektimi për mangësitë e evidentuara në procesin edukativo-arsimor, por edhe si moment vlerësimi për rezultatet e arritura”, thuhet në këtë dokument që mban datën e sotme.

Ditë më parë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë vendim për ndalimin e darkave të mësimdhënësve për 7 Marsit, Ditën e Mësuesit.

Mytaher Haskuka ua ndalon mësimdhënësve drekat zyrtare për 7 Mars