ILUSTRIM

Komuna e Junikut rrezikoi të paditet për vonesa në pagesën e faturave mbi 58 mijë euro

Për shkak të mosfunksionimit të kontrolleve të brendshme dhe punës me staf esencial, Komuna Junikut kishte vonuar pagesën e faturave me vlerë mbi 58 mijë euro, kështu rrezikoi të paditet nga kreditorët ku më pas mund të shkaktoheshin edhe kosto shtesë.

Mbi 58 mijë euro është vlera e përgjithshme e faturave të cilat komuna kishte vonuar pagesën.

“Komuna e Junikut kishte raportuar çdo muaj në MF për obligimet e papaguara. Mirëpo gjatë auditimit kemi në 6 pagesa në vlerë 58,479€ kishte vonesë në pagesë nga 4 deri 105 ditë, pas afatit të lejuar për pagesë prej 30 ditësh”, thuhet në raport.

Sipas auditorit, vonesat në pagesën e obligimeve rrisin rrezikun për kosto shtesë buxhetore në rast të padive. Prandaj, kreut të komunës iu rekomanduar të sigurohet funksionimi efikas i pikës ku verifikohen pagesat e faturave.

“Kryetari duhet të siguroj funksionimin efikas të pikës së kontrollit qëvverifikon se pagesa e faturave bëhet në përputhje me afatet kohore të përcaktuara me ligj”, rekomandon Auditori.

Auditori gjithashtu sqaron se neni 37 pika 1 i Rregullës Financiare 01/2013 MF, përcakton se të gjitha faturat që i pranon organizata buxhetore duhet të paguhen brenda 30 ditëve në qoftë se nuk është paraparë ndryshe me kontratë.

Përmes letër konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), kreu i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, konfirmoj se e ka pranuar raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2020 të Komunës së Junikut dhe është pajtuar me të gjeturat e raportit  në përjashtim të të gjeturës lidhur me mos regjistrimi të pasurisë me justifikiin se zyrtarët nuk kanë mundur të bëjnë regjistrimin e pasurisë  për shkak të pandemisë , me staf esencial.

KALLXO.com më parë raportoi  rastet ku komuna kishte vepruar në kundërshtim me kornizën ligjore.

Duke u thirrur në zbatimin e një marrëveshjes ekzistuese për të cilën nuk pati procedurë prokurimi, Komuna e Junikut kishte realizuar 13 pagesa për marketing ku vlera e përgjithshme ishte 4,800 euro.

E kundërligjshme, Komuna e Junikut bën pagesa për reklamë pa tender

Rasti tjetër kishte ë bënte me mos planifikimit të mirë të projekteve, komuna kishte nënshkruar dy kontrata që ishin dyfish, respektivisht katërfish më të larta se buxheti i tyre. Të dyja projektet që komuna kishte tejkaluar mjetet e parashikuar ishin në bashkëfinancim me nivelin qendror.

Në kundërshtim me ligjin, Juniku nënshkroi kontrata nga dy deri katërfish përtej buxhetit