Agron Kuçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

E kundërligjshme, Komuna e Junikut bën pagesa për reklamë pa tender

Duke u thirrur në zbatimin e një marrëveshjes ekzistuese për të cilën nuk pati procedurë prokurimi, Komuna e Junikut kishte realizuar 13 pagesa për marketing ku vlera e përgjithshme ishte 4,800 euro

“Edhe në këtë vit komuna kishte paguar 13 pagesa në vlerë 2,600€ për “shërbime të marketingut” të cilat janë bërë sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me një operator ekonomik për afishimin e logos së komunës dhe shfrytëzimin e hapësirës së caktuar emetuese, informuese dhe reklamuese për aktivitetet e komunës në ëeb portal. Marrëveshja ishte lidhur në kohëzgjatje prej 24 muajve, përgjatë periudhës 2019-2021, me çmim të përgjithshëm në vlerë 4,800€ dhe me çmim mujor në vlerë 200€”, thuhet në raport.

Sipas auditorit, pagesa përmes një marrëveshje e cila nuk kishte procedurë tenderuese për përzgjedhje e operatorit ekonomik është në kundërshtim me kornizën lidhore dhe ndikon për të keq në menaxhimin e parasë publike.

Kreut të komunës, iu rekomandua të siguroj kontrollet që shpenzimi i parave publike bëhet sipas ligjit dhe me procedura të prokurimit.

“Kryetari duhet të siguroj përmirësimin e kontrolleve të brendshme lidhur me planifikimin dhe shpenzimin e drejtë të parave publike sipas kritereve të përcaktuara për zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe kornizës ligjore”, rekomandon Auditori.

Këtë të gjetur Auditori e bazon në nenin 4 të rregullës financiare nr.01/2013/MF për shpenzimin e parave publike, e cila sipas Auditorit e përcakton ndër të tjera se – Prokurimi është element thelbësor për shpenzimin e parave publike, përderisa neni 21 i përcakton shpenzimet për të cilat nuk kërkohen prokurime

Përmes letër konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), kreu i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, konfirmoj se e ka pranuar raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2020 të Komunës së Junikut dhe është pajtuar me të gjeturat e raportit  në përjashtim të të gjeturës lidhur me mos regjistrimi të pasurisë me justifikiin se zyrtarët nuk kanë mundur të bëjnë regjistrimin e pasurisë  për shkak të pandemisë , me staf esencial.

KALLXO.com gjithashtu shkroi që si pasoj e mos planifikimit të mirë të projekteve, komuna kishte nënshkruar dy kontrata që ishin dyfish, respektivisht katërfish më të larta se buxheti i tyre. Të dyja projektet që komuna kishte tejkaluar mjetet e parashikuar ishin në bashkëfinancim me nivelin qendror.

Në kundërshtim me ligjin, Juniku nënshkroi kontrata nga dy deri katërfish përtej buxhetit