Komuna e Ferizajt njofton sa persona janë shëruar sot në këtë qytet

Gjashtë ferizajas janë shëruar nga infektimi me coronavirus, sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt.

Gjithsej të shëruar në këtë komunë sipas njoftimit janë 123 persona.

“Nga njoftimet e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga rezultatet e marra kemi edhe 6 ferizajas të shëruar që çon në 123 numrin e të shëruarve duke mbetur edhe 9 raste aktive”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjithsej 7 persona janë shëruar nga coronavirus.

Në anën tjetër numri i të infektuarve është rritur për 53 gjatë ditës së sotme.