Komisioni për Integrime Evropiane shtynë mbledhjen për të martën

Komisioni për Integrime Evropiane ka dështuar të mbahet shkaku i kuorumit.

Në rend të ditës ishte raportimi i Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.

Kryetarja e Komisionit Rrezarta Krasniqi tha se kjo mbledhje shtyhet për të martën në ora 2:00.

“Për shkak të kuorumit këtë mbledhje e shtyjmë për të martën në ora 2:00”, tha Krasniqi.