
Ajvaz Berisha, FOTO-Facebook
Komandant “Tigri”, jashtë listës së Vetëvendosjes
Ajvaz Berisha i njohur me nofkën Komandant “Tigri”, nuk do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka sqaruar arsyet se pse nuk është pjesë e kësaj liste.
Ai ka thënë se edhe pse është votuar nga dega e Drenasit ai është tërhequr nga gara.
“Pas një procesi demokratik unë kam fituar bindshem ne degen e Drenasit. Jam terhequr me dëshirë pa kurfarë presioni nga askush, sepse asnjëherë në jetë nuk i nenshtrohem presioneve nga do që vijnë. E kam parë të arsyeshme që ndonjë kandidat kushdo qoftë ai , ti japim mundesinë në garë. Ardhja ime në V V, nuk ka pasur qëllim të rreshtohem për të zenë një pozitë per interesa personale. Unë ju kam bashkangjitur VV për hir të rinisë sė Kosoves që po e lëshojnë vendin , sepse i është vrarë shpresa per të jetuar në atdhe”,shkroi ai.
Ai po ashtu i është përgjigjur, ish-deputetit të PSD-së (të larguar nga Vetëvendosja),Frashër Krasniqi, për kritikat ndaj tij dhe gazetarëve që ai i ka quajtur mercenarë që po merren me emrin e tij.
Ajvaz Berisha është anëtar i lëvizjes Vetëvendosje që nga shtatori i vitit 2018.
Ai ka qenë komandanti i Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, Dekan i Fakultetit të Edukimit si dhe konsull i përgjithshëm në Gjermani.
Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në Facebook, e kishte cilësuar energji dhe vlerë të re aderimin e komandant “Tigri-t”.
Në gusht të këtij viti, KALLXO.com kishte publikuar një video ku shihet se Ajvaz Berisha kishte bllokuar hyrjen e një vendparkingu për rreth 45 minuta me veturën e tij.
Pamje: Komandant “Tigri” i Vetëvendosjes me X6 bllokon rrugën për 45 minuta