Klinika e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë pranoi donacion prej 10 mijë eurove

Klinika Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë sot ka pranuar një donacioni në vlerë 10,000 euro nga ‘AMC’ na bashkëpunim të afërt me ‘Argeta’. Ky donacion përmbantë CTG, Pulsoksimetër, Infuziomatës.

Zyrtarja e programit nga AMC, Ariana Radoniqi, u shpreh falënderuese për këtë donacion.

”Falenderim i jashtëzakonshëm për kompaninë Bucaj të cilët e mundësuan këtë donacion jashtëzakonisht të rëndësishëm për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonaologjisë. Ne jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin, dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në komunikatë.

I lumtur për këtë donacion u shpreh edhe Erand Ahmet inga Kompania Buçaj, tutje ai u shpreh se shpreson se ky bashkëpunim të vazhdoj më tutje.

”AMC vazhdon të bëjë punë tejet të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, dhe ne shpresojmë se do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë kaq të frytshëm edhe në të ardhmen”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjatë pranim – dorëzimit të këtij donacioni ishin edhe stafi i dy klinikave.