Klinë - 14.03.2020

Klinë - Rrugët e boshatisura pas futjes së qytetit në karantinë - FOTO

Një qytetar ka dërguar foto në KALLXO.com të qendrës së qytetit të Klinës ku lëvizjet e njerëzve janë të pakta.

Veturat dhe  njerëzit janë me numër shumë të vogël sot në qytetin e Klinës.

Qyteti i Klinës pas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë së Kosovës për ta futur në karantinë këtë Komunë, pasi u konfirmua se njëri rast i të prekurve me coronavirus ishte pikërisht nga kjo komunë, duket i boshatisur.

Fotografi nga qyteti i Klinës tregojnë rrugët e boshatisura nga njerëzit të cilët janë duke qëndruar brenda shtëpive të tyre për t`u mbrojtur nga coronavirusi.

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë

Edhe pse disa markete ku shiten produktet ushqimore janë të hapura, pothuajse askush nuk i viziton.

Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020

 

Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020
Klinë – 14.03.2020