Ilustrim

Kjo është gjendja shëndetësore e 12 të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit

Mjeku nga Emergjenca, Ejup Govori ka treguar se 12 persona kanë arritur në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra nga shpërthimi i një bombole gazi në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Govori tha se 7 prej tyre janë me djegie të shkallës së lartë, (2 dhe 3 të shkallës së djegies).

Siç shpjegon ai për rtv21.tv djegie kanë marrë edhe në fytyrë dhe duar. Të lënduarit janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Ndërsa, 5 të tjerët sipas mjekut Ejup Govorit kanë pësuar lëndime trupore, por jo djegie. Lëndimet i kanë marrë në kokë, shpinë dhe gishta./RTV21

Shpërthim në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen 12 persona