Shpërthim në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen 12 persona

12 persona janë lënduar nga një shpërthim në një objekt i cili gjendet në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se shpërthimi erdhi nga një bombolë gazi.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dënat e deritanishme  dyshohet se në  këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.