Ilustrim

Kishte leje qëndrimi austriak të falsifikuar, ndalohet e dyshuara në Aeroportin e Prishtinës

Një grua është ndaluar nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas policisë së Kosovës, arsyeja për këtë dyshohet të ketë qenë se kjo e fundit ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin Austriak të falsifikuar.

Polica ka njoftuar se me vendim të prokurorit ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:45.