Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com

KFOR largohet nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit: Gjendja është e stabilizuar

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se njësitë e saj më nuk do të jenë të pranishme në ndërtesën e Komunë së Zveçanit.

Kjo për shkak se, sipas KFOR-it, gjendja është stabilizuar dhe më nuk është e nevojshme.

“Në vend të kësaj, KFOR do të qëndroj në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit” – thuhet në njoftim.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).

KFOR-i ka qëndruar në objektin e komunës së Zveçanit që nga maji i vitit të kaluar, pas protestave të qytetarëve serb në veri, pas zgjedhjes së katër kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore me shumicë serbe.