Këto janë vlerat e 10 futbollistëve më të shtrenjtë të Superligës së Kosovës

Ueb faqja trasnfermakt.com  e cila merret me vlerën e futbollistëve dhe ekipeve të futbollit në tregun global, ka bërë publike çmimet e 10 futbollistëve që kanë vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës në futboll.

Në bazë të listës së publikuar nga trasnfermakt.com në listën prej 10-të futbollistëve, 2 lojtarë janë nga Llapi, 2 nga Drita, 3 nga Ballkani dhe në top dhjetëshen e fundit e përmbyllin 2 lojtarë të Prishtinës dhe një i Dritës.

Në krye të listës është futbollisti Valmir Veliu që ka vlerë 325 mijë euro, pas tij vie Fransico Reviera që ka vlerë po ashtu 325 mijë euro. Në pozitën e tretë qëndron mesfushori defansiv i Dritës nga Gjilani, Rron Broja po me 325 mijë euro, ndërsa në pozitën e katër qëndron sulmuesi qëndron i Dritës, Marko Simonowski me vlerë të njëjtë.

Në pozitën e pestë dhe të gjashtë gjendet dy futbollistë të Ballkanit, Armend Thaçi me vlerë 300 mijë euro dhe Edvin Kuç po ashtu me vlerë të përcaktuar prej 300 mijë eurove.

Në pozitën e shtatë gjendet Ermal Krasniqi gjithashtu i konsideruar se kartoni i tij kap shumën e 300 mijë eurove, në pozitën e 8 gjendet Endrit Krasniqi i Prishtinës me vlerë 275 mijë euro.

Në dy pozitat e fundit ndodhen Hamdi Namini i Dritës dhe portieri i Prishtinës, Betim Halimi, të dy me vlera prej 275 mijë eurove.