Ilustrim

Këto janë 20 kafeteritë që u mbyllën dje në Prishtinë nga Polica e Inspeksioni

Inspektorët në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës mbrëmë kanë mbyllur 20 lokale të gastronomisë në kryeqytet.

Lajmin për mbylljen e 20 lokaleve e kanë konfirmuar për KALLXO.com edhe nga Shoqata e Gastronomëve edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Veton Zuka, kryetar i shoqatës së gastronomëve tha për KALLXO.com se lokalet e mbyllura kishin të njëjtin konstruksion të lokalit që nga e hëna e kësaj javë, kur edhe kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19.

Sipas tij, të gjitha këto lokale janë mbyllur me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat e hyra në fuqi për parandalim të pandemisë COVID-19.

Për shkak të pandemisë Qeveria e Kosovës në bashkëpunim më Ministrin e Shëndetësisë kanë vendosur që gastronomia të punojë vetëm në ambiente të hapura, e për të cilën Zuka thotë se të gjitha lokalet e mbyllura nga inspektorët I kanë pasur xhamat e hapur, që sipas tij, e kanë respektuar masat e qeverisë.

“Prej të hënës të njëjtin konstruksion e kanë pas. Edhe të hënën edhe të martën edhe të mërkurën. Edhe të mërkurën i kanë pas të njëjtët inspektorë, vendi ka qenë i njëjtë, kanë qenë të hapur edhe çadrat, por të enjten e paska vendos që kishe nuk bënë ashtu, ditëve tjera ka mujtë me pas gjoba nëse nuk i kanë respektu orarin ose eventualisht distancën mirëpo jo mbyllje”, tregon ai.

Lokalet e mbyllura nga inspektorët:

  1. “Dante “ sh.P.K  Rruga “B”
  2. “Mamunia” 3. Babar, Rr. “C”
  3. “Host&Guest”, Dregodan.
  4. “Winners” “Bregu Diellit”
  5. “Bo Bowling” “Albi Mall”
  6. “Hebs” rruga “B”
  7. “Maroco” shpk Emshir
  8. “Snooks” shpk rr. “Simon Shiroka”
  9. “Lulu`s coffe” & Ëine LC” “Simon Shiroka”
  10. “Daremoroccan tea room” shpk “Simon Shiroka”
  11. “Che Bar Lounge” shpk Rr.”Femi Agani”
  12. “Monroe”shpk , Rr.”Femi Agani”
  13. K SH.” Labby bar” Rr.”B”
  14. A Rr”Trade” shpk, Rr. “B”
  15. “strip coffe” shpk, Rr. “Rexhep Luci”
  16. “Jurnal Lonunge Bar”, Rr. “Rexhep Luci”
  17. “Bon Vivant” Rr. “Rexhep Luci”
  18. “Apastment” rruga “B”
  19. “Indiga shisha bar” rruga “B”
  20. “Madox” rruga “B”

Sipas masave të reja të Qeverisë të cilat janë në fuqi deri më 13 shtator 2021, shërbimet e gastronomisë përfshirë restorantet dhe hapësirat e ngjashme në hoteleri lejohen të punojnë nga ora 5:00 deri në orën 21:30 në hapësirat e jashtme ndërsa nuk lejohet të punohet brenda hapësirave të lokalit.